Takimi i tretë Kurti-Abdixhiku. LDK kërkon marrëveshje, LVV gati Konjufcën?

Nga Ideal Gola
3 Mars 2026, 23:40 | Politikë

Takimi i tretë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk solli asnjë rezultat. LDK kërkon marrëveshje politike për emrin e përbashkët për presidentin. Gjatë ditës janë shtuar zërat se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për kandidaturën e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca.

Takimi i tretë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk solli asnjë rezultat në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit.

Pas takimit, Kurti konfirmoi se nuk ka ende zgjidhje kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, shkruan A2.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Menjëherë pas takimit me kryeministrin Kurti, Abdixhiku takoi grupin e tij parlamentar në selinë qendrore.

Nga ky takim, LDK propozoi dy rrugë që duhet të ndiqen, e një prej të cilave ëhstë një marrëveshje mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Besian Mustafa u shpreh: “Është qëndrim i grupit parlamentar të LDK që në këto rrethana zgjedhjet janë të panevojshme, janë të shmangshme dhe nuk i duhen Republikës së Kosovës prandaj edhe LDK është e gatshme të ofrojë kontributin në këtë drejtim për të zgjedhur një president, qoftë me konsesus të gjerë të të gjithë spektrikit politik, qoftë në mes të një marrëveshjeje në mes dy partive” 

Marrëveshja politike, sipas LDK-së, përfshin vetëm çështjen e presdientit dhe jo të përfshirjes në Qeveri: “Do të pajtoheshim mbi parimet, kriteret dhe për emrin e përvetshëm, duhet të jetë një emër që pajtohen dy partitë politike së bashku jo njëra t'i impojonë emrin tjetrit” 

Gjatë ditës pati raportime se ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca mund të jetë një nga kandidatët për presidentë, por nga LDK konfirmuan se në takim nuk është përmendur asnjë emër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos