Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.
Hedhja e shortit do të bëhet nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media nga KQZ-ja.
Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asambleistë të kuvendeve komunale. (A2 Televizion)