Mendimtar dhe kontrovers, e kanë cilësuar Henry Kissinger ish-ambasadori i Kosovës në vendin tonë Sylë Ukshini dhe gazetari Robert Papa, në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Në studion e Ditarit në A2 CNN ata folën mbi qëndrimin që Kisinger mbajti në kohën e Luftës në Kosovë.
Sipas Papës ai ishte një figurë e madhe për amerikanët, por nuk ishte në anën e shqiptarëve, ishte pro serb.
“Në lidhje me ne si shqiptarë dhe në rastin e UÇK-së në Kosovë nuk ka qenë në anën tonë, është pjesë e partisë republikane pro serbe, është figurë kontraversale, ka ndikuar në grushtet e shtetit në Amerikën Latine. Një diplomat i fortë, por egoist. Për amerikanët ka qenë figurë e madhe. Për ne nuk ka qenë. Nuk ka qenë pro nesh. Ka qenë kundër Rambujesë. Dy burra të mëdhenj kanë qenë për Shqipërinë Bushi dhe Klinton. Në Kosovë janë krye krime. Serbia nuk ka qenë kurrë e barabartë me ne”.
Por sipas Ukshinit, Kissinger nuk mund të quhet pro serb. Ai ka përfaqësuar konceptin që ndërhyrja e NATO-s të bëhej mbi parimin e të drejtave të njeriut.
“Qëndrimet e shumë mendimtarëve në atë kohë nuk kanë përkuar me zhvillimet. Nuk mund të quhet pro serb. Kushti për të pranuar marrëveshjen e Rambujesë ka qenë një kusht për Serbinë. Në vitet 70 ka qenë e pamundur të thyesh imazhin pozitiv që ka pasur Jugosllavia. Është bërë një luftë e madhe për ta përmbysur këtë koncept dhe janë republikanët që duan t’ia nxijnë jetën për shkak të angazhimit të tij në luftën në Kosovë, po jo se ka pasur diçka konkrete për Kosovën”.
Ukshini thekson se “ndërhyrja e NATO-s nuk u bë për të sjellë pavarësinë, intervenimet sillen për të krijuar një situatë për të ruajtur pjesën institucionale. Ideja ishte që Jugosllavia të ruhej integriteti. As SHBA e as shtete të tjera nuk donin që të prishej statura e saj. Edhe negociatat në Vjenë 2006-2007 nuk ka pasur entuziazëm as te pala amerikane evropiane për pavarësi por si rezultat i negociatave dhe kërkimeve të modeleve të reja u pa se zgjidhja e vetme është pavarësia dhe kjo zgjidhje erdhi shumë vonë”.
Ish-ambasadori e konsideron Kissiger-in si njeriun më me ndikim në formulimin e politikës amerikane që i ha superfuqi, një teoricien dhe me ndikim në rrafshin global.
(A2 Televizion)