Tjetër grabitje e armatosur në Prishtinë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 19:43 | Kronikë

Tjetër grabitje e armatosur në Prishtinë

Filiali i një institucioni financiar në Prishtinë është grabitur nga persona të armatosur pasditen e së hënës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në ambientet e institucionit financiar dhe kanë marrë prej andej paratë që kanë gjetur në arkë.

Grabitësit më pas janë larguar me shpejtësi dhe kanë humbur gjurmët për policinë, e cila mbërriti disa minuta më vonë në vendngjarje, pasi u njoftua nga punonjësit.

Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura në këtë filial, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për gjetjen e autorëve.

Ngjarjet e rënda, me armë zjarri janë shtuar shumë javët e fundit në Kosovë, ku pak ditë më parë persona të armatosur sulmuan një argjendari në Suharekë dhe gjatë arratisjes plagosën një efektiv policie.

Policia arriti të identifikojë grabitësit dhe gjatë operacionit për kapjen e tyre ekzekutoi njërin, i cili qëlloi efektivët kur i rrethuan banesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos