Tjetër shpërthim në Kosovë, këtë herë me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 09:58 | Kosova

Tjetër shpërthim në Kosovë, këtë herë me

Një granatë ka shpërthyer të mërkurën (22 nëntor) në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Kanë qenë dy shtetase, të cilat kanë njoftuar policinë dhe kanë deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar pronat e tyre dhe një makinë.

Policia është duke hetuar rastin dhe deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Njësite policore pasi kanë marrë informacion  për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një makinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësite policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos