U përlesh me policinë pas grabitjes së argjendarisë, viktima ish-luftëtar i ISIS me profesion kuzhinier

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 10:06 | Kronikë

U përlesh me policinë pas grabitjes së argjendarisë, viktima

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me personin që humbi jetën ditën e enjte në Kosovë, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale të policisë.

Viktima është i riu Dukagjin Gashi, me profesion kuzhinier, i cili dyshohet se ishte një ndër autorët e grabitjes së armatosur së argjendarisë në Suharekë, ditë më parë.

Dukagjin Gashi u rrethua nga policia në lagjen “Dragodan” dhe pasi qëlloi ndaj efektivëve, ata u kundërpërgjigjën, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave kosovare, Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati, kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë, ata qëlluan ndaj policisë dhe plagosën një efektiv. Ndërkohë që në operacionin e djeshëm të policisë u arrestuan dhe 4 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos