“Serbët nuk kanë pse të pendohen!”, Zakharova: Brukseli do të imponohet, njësoj si me Kosovën

Nga Rosalba Bejdo
9 Shtator 2026, 18:15 | Rajoni & Bota

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka sulmuar ashpër Bashkimin Evropian për reagimin ndaj funeralit të ish-komandantit serb Ratko Mladić, duke e lidhur çështjen edhe me Kosovën.

Zakharova tha se politika e pavarur e Beogradit “nuk i jep qetësi Brukselit” dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet t’u imponojë serbëve një ndjenjë faji kolektiv për luftërat e viteve ’90. .”serbët nuk kanë për çfarë të pendohen’, ishin fjalët e Zakharovës…

Ajo theksoi gjithashtu se BE-ja, pavarësisht rolit të saj si ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi, toleron presionin dhunën ndaj serbëve në Kosovë dhe ato që i quajti shkelje të pronës dhe të objekteve të Kishës Ortodokse Serbe.

Zakharova sulmoi edhe deklaratën e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila e cilësoi glorifikimin e kriminelëve të luftës si të papajtueshëm me vlerat evropiane.

Sipas zyrtares ruse, BE-ja përdor standarde të dyfishta dhe duhet të heshtë për këtë çështje, duke pretenduar se në Ukrainë toleron nderimin e figurave të lidhura me nazizmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos