
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndodhet në Pustec, ku po merr pjesë në një aktivitet kulturor të komunitetit maqedonas.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në territorin e Shqipërisë, sipas pamjeve dhe raportimeve nga aktiviteti, është ekzekutuar himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk është dëgjuar himni kombëtar shqiptar.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje lidhur me respektimin e protokollit në aktivitetet ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të një shteti të huaj. Nuk ka ende një sqarim zyrtar të bërë publik lidhur me arsyen përse nuk u ekzekutua himni shqiptar, shkruan A2CNN.
Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski. Në pamjet e publikuara shfaqet gjithashtu Edmond Themelko, ish-kryetar i Bashkisë Pustec dhe organizator i aktivitetit. (A2 Televizion)