Rakacolli: Kjo javë e rëndësishme për vlerësimin e masave. Fico: Rritje e pacientëve në terapi intensive

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 13:18 | Aktualitet
Rakacolli: Kjo javë e rëndësishme për vlerësimin e

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, deklaroi se kjo javë është e rëndësishme për të vlerësuar masat për situatën e pandemisë.

“Këtë javë, gjendja mbetet e qëndrueshme do të na duhet edhe një javë dhe në bazë të vlerave do të gjykojmë nëse do ngelemi në këto masa”.

Duke raportuar për situatën epidemiologjike, shefja e ISHP-së, Albana Fico, tha se ka rritje të lehtë të numrit të pacientëve për terapi intensive.

“Qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar, por rritje e lehtë e rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me të infektuarit është 2.1 %.”

Sipas saj, prefekturat me incidencë më të lartë janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha, ndërsa grupmoshat e të prekurve 55-64 vjeç, 65-75 vjeç. Por, Fico nuk dha të dhëna për moshën e personave që kanë humbur jetën nga virusi.

Shefja e ISHP-së theksoi se vendi ynë mbetet me incidencën më të ulët në rajon dhe Evropë sa i takon incidencës 2-javore.

“Incidenca 2-javore, 356 raste për 100 mijë banorë, kjo shifër është më e ulët se vendet e rajonit, që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë dhe mbetet më e ulët se mesatarja e vendeve të BE me 510 raste për 100 mijë banorë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos