
Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane zhvilloi ditën e hënë një videokonferencë gjatë së cilës u diskutua situata në Kontinentin e Vjetër nga pandemia, zhvillimet në rajonin e Nagorno-Karabakh dhe marrëdhëniet e ardhshme BE-Britani.
Gjithashtu anëtarët e Asamblesë Politike të PPE miratuan dhe një rezolutë për Shqipërinë, të sjellë në tavolinë nga Partia Demokratike, e cila thekson rëndësinë e përgatitjes së zgjedhjeve dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike në 25 prill, si rruga e vetme në procesin e integrimit në familjen europiane.
Rezoluta gjithashtu mbështet përpjekjet e Partisë Demokratike për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratat europiane të shqiptarëve. (A2 Televizion)