Raketa balistike dhe kritika, çfarë po ndodh mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 15:56 | Bota
Raketa balistike dhe kritika, çfarë po ndodh mes Koresë së

Përshkallëzohen tensionet në gadishullin Korean. Peniani dhe Seuli po ashpërsojnë retorikën dhe veprimet destabilizuese, kjo si shkake dhe i mungesës së kontakteve.

Koreja e Jugut testoi me sukses një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse, duke u bërë shteti I shtatë në botë menjë armatim të tillë. Synimi është që të përmirësojë aftësitë kundërpërgjigjëse ndaj regjimit komunist të udhëhequr nga Kim Jong Un.

Kjo erdhi të njëjtën ditë kur Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në brigjet e saj lindore, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Disa ditë më parë vendi komunist testoi dhe një raketë tjetër, e cila dyshohet se ka aftësi bërthamore. Kjo garë armatimesh ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Po ndjekim situatën nga afër. Kina është përkushtuar gjithmonë të ruajë paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean, duke insistuar në arritjen e çarmatimit bërthamor dhe zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut. Kina shpreson që palët të shkojnë drejt zgjidhjes politike, të vetëpërmbahen nga testimet dhe të zhvillojnë dialog.”, u shpreh Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Madje Kina është angazhuar drejtëpërdrejtë në gadishull. Ministrat e jashtëm të Pekinit dhe Seulit mbajtën një takim për të diskutuar shqetësimet për testet e Koresë së Veriut dhe rikthimin e negociatave për çarmatim bërthamor mes Penianit dhe Uashingtonit. Lidhur me zhvillimet e fundit shqetësim ka shprehur dhe Japonia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos