Rama: Gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 12:14 | Aktualitet
Rama: Gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe të bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi."

- Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punoni.

- Durim, ju lutem, dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos