
Ishim mësuar të merrnim leksione gati çdo ditë nga kryeministri për mënyrën si të mbroheshim nga Covid, por sot Rama jep një leksion të ri.
“Maskat jashtë mos i mbani, mjafton të rrini larg dhe të mos përqafoheni”.
Teksa ishte në takim me mjekët, kryeministri ka gjetur kohë të tregojë edhe pikëpamjen e tij të re ndaj këshillave rigoroze të OBSH për mbajtjen e maskës duke e kundërshtuar atë sipas mënyrës së tij.
I qetë dhe i çlodhur në pamje, Rama i referohet disa vendeve perëndimore që nuk e mbajnë më maskën. (A2 Televizion)