Rama: Lulzim, mos përdor për politikë raste njerëzish ende të pasistemuar

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 21:47 | Politikë
Rama: Lulzim, mos përdor për politikë raste njerëzish ende

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të mos përdorë për politikë raste njerëzish ende të pasistemuar.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll”, shton Rama në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/03/basha-ne-ishem-kreu-i-pd-qytetaret-ne-harrese-nga-shteti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos