Rama: Meta, letër dashurie, pas djegies së KZAZ-së

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 12:09 | Politikë
Rama: Meta, letër dashurie, pas djegies së KZAZ-së

Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet e së dielës. Vetëm disa orë pasi Ilir Meta iu drejtua me një letër ku i kërkonte të reflektonte, kryeministri iu përgjigj nga Himara, ku tha se 30 qershori nuk lëviz.

Rama ironizon letrën e Metës, duke e cilësuar një letër dashurie, pasi u dogj KZAZ në Vaun e Dejës.

https://a2news.com/2019/06/27/meta-leter-rames-pritjes-sime-nga-ora-5-e-mengjesit-iu-pergjigje-me-nje-te-lare-ne-pishine/

“30 qershori, ua kam thënë edhe ditën e parë, është të dielën dhe nuk e luan as topi dhe jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur të gjithë opozitës dhe jo më ta luajë dekret pas dekreti i baba Xhikes, i cili më kishte çuar edhe një letër dashurie. Një letër që më erdhi çuditërisht pasi u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës. Dashuri me kod – Reflekto Edi se e shikon se çfarë po ndodh – dhe më kujtonte edhe Ramiz Alinë se i shtyu zgjedhjet. Por Ramiz Aliaj i shtyu zgjedhjet se ishte e gjithë Shqiptaria e ngritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos