Rama: Pas dekretimit të qeverisë do të shkoj në SHBA dhe do të kthehem me lajm domethënës për FA

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 11:45 | Politikë
Rama: Pas dekretimit të qeverisë do të shkoj në SHBA dhe do

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas dekretimit të qeverisë do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Nga foltorja e Kuvendit teksa prezantoi programin qeverisës, kreu i qeverisë tha se do të kthehet prej andej me një lajm domethënës për sa i takon bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

“Mandati i tretë do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA në fushën e mbrojtjes, ku baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë njëri nga shembujt e një epoke tjetër të aleancës sonë strategjike me miqtë amerikanë. Pas dekretimit të qeverisë do të shkojmë në SHBA për Asamblenë e OKB dhe me ministrin e Mbrojtjes dhe do të kthehemi me lajm domethënës për të ardhmen e Forcave të Armatosura. U kemi kërkuar aleatëve tanë transformimin e Akademisë sonë të Mbrojtjes në Akademi Ekselence në partneritet të drejtpërdrejt me ta dhe do të këmbëngulin për të marrë një PO zyrtare që shkollimi i tyre të bëhet në kushtet e ekselencës si në SHBA”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri e vuri theksin edhe te revolucioni digjital për sigurinë e kufijve, territorit dhe qarkullimin rrugor.

“Do të jetë mandat i shtrirjes së revolucionit digjital për sigurinë e kufijve, luftë skundër krimit, territorit dhe sigurisë së qarkullimit rrugor.

“Rezultat e policisë janë shembullore, por të pamjaftueshëm për ambicien tonë. Krahas digjitalizimit të policisë për të monitoruar territorin dhe grupet kriminale, ne do të thellojmë reformimin e policisë së Shtetit për të fuqizuar Akademinë e policisë për të ngritur rrjetin e inteligjencës në polici dhe motivimin e pagave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos