Rama sfidon ndërkombëtarët për amnistinë fiskale: S’na ndihmoni dot për të shtrënguar ligjin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 13:19 | Politikë
Rama sfidon ndërkombëtarët për amnistinë fiskale:

Kryeministri Edi Rama iu drejtua partnerëve tanë ndërkombëtarë për amnistinë fiskale, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të aplikojë çdo ligj të këtyre vendeve nëse ai do të jetë më i shtrënguar se ai shqiptar.

https://a2news.com/2022/07/15/amnistia-fiskale-rama-te-huajve-mungese-respekti-ta-trajtosh-shqiperine-si-nje-vend-me-bisht/

“E vetmja gjë që ne jemi munduar të bëjmë në këto 3 vjet, është pikërisht kjo: Të studiojmë të gjithë amnistitë e bëra dhe të shohim të gjitha diferencat dhe të kemi një amnisti që të jetë më e shtrënguara. U them të gjithë partnerëve, në vendet tuaja janë bërë amnisti, na sillni ligjet e amnistive.

Nëse i keni pasur më të shtrënguara, se ne do t’i bëjmë siç i keni bërë ju. Asnjë nuk i ka më të shtrënguara seç është ky ligj i Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. I keni shumë më tepër demokratike amnistitë, kështu që nuk do të na ndihmonit dot për t’i shtrënguar më shumë”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/15/amnistia-fiskale-rama-kemi-qene-si-holanda-pas-luftes-ska-pasur-sistem-bankar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos