Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në Fier turin e tij “Foltorja” për ringritjen e Partisë Demokratike, pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat. Ai është pritur nga kreu i PD-së së Fierit Luan Baci dhe qindra qytetarë. Gjatë fjalës së tij me anëtarë dhe mbështetës të tij, lideri historik i PD akuzoi sërish kryetarin aktual demokrat se është marrë peng nga Rama, duke i futur thikën pas shpine Partisë Demokratike. (A2 Televizion)
“Rama, thikë pas shpine PD-së me dorën e Lulzim Bashës”
