Rama, thirrje grevisteve të Ballshit: Gati të vij te ju sapo të mbyllni grevën

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 10:41 | Politikë
Rama, thirrje grevisteve të Ballshit: Gati të vij te ju sapo të

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sërish grave greviste të Ballshit që të mbyllin grevën.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t'ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s'pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, shkroi Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos