Reagon për A2 kryetarja e Gjykatës së Elbasanit: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot, nuk kam TikTok

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 09:51 | Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Ndërkohë, gazetarja e A2 Belinda Ruçaj kontaktoi gjyqtaren, e cila u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedani.

https://youtu.be/TD-37zF1cCk
https://a2news.com/2021/05/31/nis-hetimi-disiplinor-ndaj-kryetares-se-gjykates-se-elbasanit-pas-videove-ne-tiktok/

Në disa portale janë shpërndarë disa video, ku Enkeleda Kapedani shfaqej duke “sfiluar” në zyrë, ndërsa në disa të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos