“Reforma nuk negociohet”, shefja e ONM, Calavera: Duam të shohim njerëz në burg

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 20:35 | Aktualitet

Reforma në Drejtësi dhe integrimi ishin kryefjala e Genoveva Ruiz Calavera, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor që u zhvillua në Poloni. Një shtet ligjor funksional dhe një sistem gjyqësor I pavarur janë thelbësore, theksoi Calavera. Ndërsa për reformën në drejtësi nënvizoi se nuk është më një çështje e negociueshme. Referuar procesit të integrimit, ajo tha se kur Brukseli negocion anëtarësimin, kërkon një historik treguesish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos