Reforma territoriale, deputetët e PS dhe PD përplasen në A2 Business

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 23:30 | Aktualitet

Ndarja territoriale, me më shumë apo më pak bashki se 61 ekzistuese, është shndërruar në një ndër çështjet më të debatuara të aktualitetit politik, por edhe mes ekspertëve, teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore të radhës. Sërish diskutohet numri i bashkive, si në vitin 2015, ku nga 373 njësi vendore, pjesa më e madhe komuna, u shkrinë në 61 bashki të mëdha. Një reformë e re teksa nuk kemi një analizë zyrtare sesi ka rezultuar e vjetra, ndonëse është vetëm 6 vjeç dhe jo aq e vjetër. A u arritën dy objektivat e mëdha: decentralizimi financiar i bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët? Kjo çështje solli debat mes deputetëve Xhelal Mziu nga PD dhe Lavdrim Krrashi nga PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos