“Në politikë bëhen marrëveshje dhe nuk ka asnjë të keqe. Dosjet duhet të ishin hapur që në vitin 1993, por më mirë vonë sesa kurrë. Do ta quaj të patolerueshme, të pafalshme dhe dështim total nëse grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dhënë aksionet për marrëveshje të mëparshme dhe nuk i merr mbrapsht këto aksione për Reformën Territoriale. Dështimi do të jetë i tyre dhe të mbajnë përgjegjësi para qytetarëve”. Kështu u shpreh kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, i ftuar në “Ditari”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
Reforma territoriale, Haxhimali: Dështim total nëse opozita nuk arrin marrëveshje
