Njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin edhe më lirshëm në rajon. Kjo falë marrëveshjes së arritur në takimin ministerial në kuadër të Procesit të Berlinit, përpara samitit të liderëve që mbahet në nëntor. Njohja reciproke e diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ishte një tjetër çështje që gjeti zgjidhje njëherë e mirë për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën. (A2 Televizion)
Procesi i Berlinit zgjidh dy probleme të Ballkanit Perëndimor
