
Pasojat e tërmetit nuk janë ndjerë vetëm te drafti I opozitës jashtë parlamentit për reformën zgjedhore, por dhe atë të komisionit të posaçëm të Kuvendit.
Kodi që me ngulm u kërkua nga ndërkombëtarët që të ndryshohej mbyllej brenda dhjetorit, do të mbetet për vitin tjetër.
Të hënën, deputetet e komisionit Gjiknuri-Hajdari fillojnë punën me draftin e tretë të ekspertëve, të siguruar nga A2, ku bie në sy mungesa e riformatimit të KQZ-së në 3 nivele, të prezantuara më herët nga socialistët.
Burime nga mazhoranca konfirmojnë se në tryezë ka dhe propozime të tjera që mund të tjetërsojnë formatin e një KQZ-je me 1 njeri të vetëm në krye. Ndaj, çështja do t’i lihet në dorë deputetëve duke e shtyrë për një moment të dytë.
Propozimet e ekspertëve ngjajnë si një bashkim i atyre të deritanishme, ku saktësohet dhe roli që teknologjia do të në votim dhe numërim. Elektronika që do të përdoret fillimisht si projekt pilot, do të formatohet në mënyrë të tillë që të mos ketë vota të pavlefshme. Ndërsa rezultati do të dalë në fund të procesit në qendrën e votimit.
Ndërkohë, në qendrën e votimit dhe numërimit komisionerët do të jenë pjesë e nëpunësve të administratës. (A2 Televizion)