Regjistrohet viktima e parë nga Covid-19 në Britani

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 21:59 | Bota
Regjistrohet viktima e parë nga Covid-19 në Britani

Një grua me probleme të mëparshme shëndetësore, është viktima e parë që shënohet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Sipas burimeve zyrtare, gruaja rreth të 70-ave, prej kohësh, vuante dhe nga sëmundje të tjera dhe paraqitej shumë shpesh në spital. Ajo u shtrua të mërkurën në Royal Berkshire NHS Trust pasi rezultoi e prekur me virusin e ri.

Deri në këto momente numri i personave të prekur nga koronavirusi në Britani ka arritur në 116, duke u shtuar me 30 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit.

Pak më parë, zëdhënësi i kryeministrit paralajmëroi se ka mundësi që virusi të përhapet në mënyrë domethënëse.

Mjekët shtojnë se viktima nuk ka udhëtuar në vende të tjera, dhe dyshohet të jetë infektuar me Covid-19 brenda Britanisë së Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos