All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Reja: Kishim përballë “kolosët” e futbollit, duhet ta mbyllnin pjesën e parë pa pësuar

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 20:21 | Futboll
Reja: Kishim përballë “kolosët” e futbollit, duhet ta
All - Paragraf - 1

Edy Reja ishte i qetë edhe pse Shqipëria humbi 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Ai u shpreh se përballë ishte një kundërshtar i niveleve më të larta në futboll.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi humbur mundësi për gol në pjesën e parë. E kishin përgatitur ndeshjen për të qëndruar në mbrojtje e për të reaguar me kundërsulm. Në pjesën e dytë patëm më pak hapësira. Por luajtën ndaj kolosëve të futbollit. Diferencën e shikojmë në këtë pikë, edhe kur ishte 2-0, Anglia arriti të ruajë nivelin e lartë”, tha Reja.

All - Paragraf - 3

Më tej, trajneri italian i kombëtares kuqezi u shpreh se nëse pjesa e parë do të mbyllej pa pësuar gol, mundësitë do të ishin më të mëdha në pjesën e dytë për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos