Reshjet e shumta, uji bllokon hyrjet e pallateve në Lezhë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 17:19 | Aktualitet

Shiu pushton lagjet e qytetit të Lezhës. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu për të nxjerrë problematikën e kanalizimeve në qytetin veri-perëndimor.

Në disa lagje uji doli mbi sipërfaqe duke bllokuar hyrjet e pallateve. Si pasojë e motit të keq, disa zona nuk kanë as energji elektrike.

Situata në Lezhë

Dhjetëra automjete janë izoluar nga uji, ndërkohë që e njëjtë paraqitet situata edhe në kopshtin “Besëlidhja” si dhe tek gjimnazi “Hydajet Lezha”.

Videoja e mësipërme është xhiruar në lagjen "Besëlidhja". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos