Revista boton karikaturën me koronavirus, Kina proteston zyrtarisht

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 22:35 | Bota
Revista boton karikaturën me koronavirus, Kina proteston zyrtarisht

Ka shkaktuar polemika dhe protestën zyrtare të ambasadës kineze në Kopenhagën një karikaturë e botuar nga gazeta daneze Jyllands-Posten.

Karikatura paraqet një parodi cinike të flamurit kinez, ku në vend të yjeve që e karakterizojnë, janë vizatuar koronavirusi që po frikëson me përhapjen e saj.

“Karikatura nuk kishte minimumin e solidaritetit dhe ka kaluar cakun e qytetërimit dhe kufirin etik të lirisë së shtypit”, deklaroi ambasadori kinez.  Sipas ambasadës artisti Niels Bo Bojesen dhe gazeta duhet t’ i kërkojnë të falur popullit kinez.

Jyllands-Posten nuk është e re me polemikat për karikaturat e saj. Në vitin 2005, gazeta botoi karikatura të profetit Muhamed që shkaktuan protesta në vend dhe kërcënimet e qarqeve më ekstremiste islamike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos