Kinezët nuk lejohen që të udhëtojnë, Koronavirusi i kushton turizmit miliarda dollarë

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 19:48 | Bota
Kinezët nuk lejohen që të udhëtojnë, Koronavirusi i

Koronavirusi po i kushton turizmit botëror miliarda dollarë pasi turistët e shumtë kinezë nuk lejohen që të udhëtojnë jashtë vendit.

Hotelet, linjat ajrore, kazinotë dhe kroçerat janë bizneset që i vuajnë më shumë pasojat e virusit që deri tani ka marrë 106 jetë njerëzish në Kinë, me më shumë se 4500 persona të tjerë të infektuar.

https://a2news.com/2020/01/28/fqinjet-izolojne-kinen-rusia-dhe-hong-kongu-drejt-mbylljes-se-kufijve/

Rreth 134 milionë kinezë udhëtuan jashtë vendit të tyre në vitin 2019, 4,5% më shumë sesa vitin paraardhës, sipas shifrave zyrtare. Përpara përhapjes së virusit, Instituti Kinez i Turizmit parashikonte që vetëm për Vitin e Ri Kinez të udhëtonin jashtë vendit plot 7 milionë kinezë, ndërkohë që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë turistët kinezë ishin 6,3 milionë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/28/rritet-me-ritme-te-frikshme-bilanci-i-viktimave-nga-virusi-autoritetet-zbulojne-detajin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos