Çështja e emigrantëve, Erdogan diskuton me liderët e BE-së

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 07:51 | Bota
Çështja e emigrantëve, Erdogan diskuton me liderët e

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të takohet sot me liderët evropianë për të diskutuar mbi të ardhmen e refugjatëve sirianë dhe përballimin e situatës me kufijtë.

Më herët, Kreu i Shtetit turk u shpreh për mediat, se vendi i tij nuk mund t’i përmbahet më planit të vitit 2016 kur tensionet në Siri e bënë të papërballueshëm fluksin e refugjatëve që synojnë Evropën.

“Shpresoj të marrim mbështetje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar kur vjen puna te refugjatët. Këto çështje do t’i diskutoj me krerët e unionit gjatë vizitës në Belgjikë”, tha Erdogan.

Në sajë të paktit të vitit 2016, Turqia strehoi rreth 3,6 mln sirianë në territorin e saj, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen në kufirin grek me synim vendet e BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos