Revolucioni te Barcelona, Bartomeu zyrtarizon Koeman dhe konfirmon Leo Messi-n

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 12:16 | Futboll
Revolucioni te Barcelona, Bartomeu zyrtarizon Koeman dhe konfirmon Leo Messi-n

Turpërimi 8-2 nga Bayerni në Champions shkaktoi tërmet te Barcelona. Largimi i trajnerit Quique Setién u shoqërua me dorëheqjen e drejtorit sportiv Eric Abidal dhe revolucioni do t'i besohet Ramon Planes. Për planet e së ardhmes, foli presidenti Bartomeu, që duke hedhur poshtë spekulimet për largimin e Lionel Messi-t, konfirmoi emërimin në stol të Ronald Koeman, që tashmë është i zyrtarizuar.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1296016814602952705

 “Messi dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona, e ka thënë gjithmonë. Kam biseduar edhe me Koeman, i cili më konfirmoi se Leo është shtylla kryesore e projektit të tij. Ka kontratë deri në vitin 2021, flas shpesh me të dhe më të atin. Kemi një projekt dhe një trajner të ri, i cili do të mbështetet te kapiteni ynë. Barcelona ka në skuadër Messi-n, i cili është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi presidenti i Barcelonës.

Ndër të tjera, presidenti Bartomeu evidentoi se pas dështimit sportiv, te katalanasit ka vetëm pak lojtarë të paprekshëm, mes të cilëve terStegen, Lenglet, De Jong, Semedo, Dembelè e Griezmann. Kjo bën që e ardhmja e shumë yjeve, nga Luis Suarez e Gerard Pique, për të vijuar me Jordi Alba e Busquets të jetë në dyshim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos