
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas shqetësimit të trajtuar edhe me ekspertë në A2 Business për draftin e ri që është hedhur për konsultim publik, atë të menaxhimit të rezervave të naftës nga shteti.
Sipas ministrisë, nuk do të rritet çmimi i naftës, por përkundrazi, do të ulet, së bashku me kostot për bizneset. Drejtuesit e këtij dikasteri sqarojnë se rezerva e sigurisë zë të paktën 25% të kostove të produktit të blerë nga tregtarët. Kosto që do të ulen, duke u zëvendësuar me tarifat që do të vendosen nga qeveria.
Me aplikimin e këtij ligji, Ministria e Energjisë llogarit se për kompanitë në sektorin e hidrokarbureve do të ketë një reduktim të kostove të përgjithshme me mbi 15%. (A2 Televizion)