Rifillon aksioni në Radhimë, kreu i IKMT: Nuk ka tolerime, ndërhyhet në 51 objekte. Tension me banorët

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 10:04 | Aktualitet

Rifillon pas tensioneve të djeshme aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në bregdetin e Vlorës, dhe pikërisht në Radhimë.

Në territor janë dislokuar forca të shumta policore (FNSH), duke krijuar perimetër sigurie e duke mos lejuar media e banorë të hyjnë në territorin ku po ndërhyhet. Sakaq, aksioni po ndiqet nga kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici, si dhe nga drejtori i Policisë së Vlorës, Artion Duka.

Ndërkohë, banorët pretendojnë se është toleruar në disa objekte. Bici sqaroi se do të ndërhyhet në 51 prej tyre ndërsa për të tjerat pritet të shprehet ASHK (Kadastra), pasi janë objekte në proces legalizimi ose me dokumente hipotekore.

https://a2news.com/2019/09/30/aksioni-i-ikmt-ne-radhime-tensionohet-situata-me-banoret/

Sot puna ka nisur në orën 5.00 të mëngjesit. Ashtu si dje, pas një momenti qetësie situata është tensionuar sërish me fillimin e prishjes së strukturave të tjera.

Sipas informacioneve të mbledhura, shembjet e objekteve do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Orikum. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos