Makina përfundon në kanal, dy persona të plagosur lehtë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 14:00 | Aktualitet

Katër të rinj që udhëtonin me një makinë tip Mercedes Benz, janë aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut.  Makina e tyre ka përfunduar në një kanal aty pranë, paraprakisht dyshohet për shkak se një mjet tjetër u ka prerë rrugën.

Dy prej të rinjve janë plagosur lehtë dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Ndërkohë, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos