Rihapja vijon, por dentistët mbeten në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 11:52 | Aktualitet

Çdo rikthim, çdo derë më shumë e hapur, na sinjalizon për rikthim në normalitet, sado i paktë qoftë, pas javësh izolimi, për ne duket shpresëdhënës. Por janë edhe domosdoshmëri, si shërbimi stomatologjik, për të cilin mund të kemi pasur nevoja e plane shumë prej nesh. Shërbimi dentar në Shqipëri, do të nisë hapjen e kontrolluar në 11 maj 2020, por çfarë nënkupton hapje e kontrolluar, për një shërbim që është konsideruar vatër e rrezikshme për zgjatjen e zinxhirit të infeksionit, cilat do të jenë rregullat e reja me të cilat do të duhen të bashkëjetojnë dhe punojnë? A njihen sot protokollet që duhet t’i ambientojnë? Për këtë temë foli në Ditarin e orës 09:00 stomatologia ortodente, Edlira Baruti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos