Risqet e kriptovalutave, nga skemat mashtruese te pastrimi i parave

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 10:06 | Ekonomi
Risqet e kriptovalutave, nga skemat mashtruese te pastrimi i parave

Në ekonomi ka një parim të gjithëpranuar: risk i lartë, fitim i lartë. E kjo vlen veçanërisht në rastin e kriptovalutave.

Investimi në monedhat virtuale, ndonëse garanton fitim të lartë, mbart gjithashtu shumë risqe. Kështu, këto skema rrezikohen nga luhatjet e forta të çmimit, që mund të vijnë edhe si pasojë e pompimit të parasë nga vetë ata që i kanë krijuar. Kjo me qëllim uljen e çmimit me qëllimin për të bërë pjesë të skemës investitorë të vegjël.

Nga ana tjetër ekziston rreziku i zhdukjes së parasë dhe të atyre që i kanë krijuar këto skema. I pranishëm është edhe një tjetër risk, ai i pastrimit të parave, që në Shqipëri bëhet edhe më evident në kuadër të një tjetër nisme të lancuar nga qeveria, atë të amnistisë fiskale.

E thënë më thjesht, nëse dikush që kërkon të pastrojë paratë, mund të deklarojë se ka blerë në 2009 bitcoin me vlerë 1 euro dhe tani ka arritur vlerën e 200 mijë eurove dhe këto t’i legalizojë në kuadrin e amnistisë.

E në këtë rast, të gjesh origjinën e transaksionit është shumë e vështirë. Pasi tregjet ku luhen monedhat virtuale nuk kanë mbikëqyrës dhe as rregullator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos