
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar me 22 shtator të vitit të kaluar në Shkodër.
Seanca është mbajtur ditën e sotme dhe Krimet e Rënda kanë vendosur arrest shtëpie për Grimën me kërkesë të avokatëve të tij. Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në masën e arrestit me burg.
Mbi ish-portierin rëndon akuza e trukimit të ndeshjeve dhe jo vetëm, pasi ishte në listën e të arrestuarve në një mega operacion të policisë zhvilluar disa muaj më parë.
Për shkak të futjes së tij në këtë listë, në shtator edhe Federata Shqiptare e Futbollit e pezulloi nga detyra e trajnerit të kombëtares së femrave. (A2 Televizion)