
Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, mori pjesë në Forumin e Prespës për dialog me anë të një mesazhi video dhe jo fizikisht.
Në vëmendje solli dështimin e BE-së për caktimin e datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Çështjet bilaterale nuk duhet të bllokojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian tha zyrtari i qeverisë së kancelares, Angela Merkel. Më tej, ai shtoi se shoqëria civile ka një rol vibrant në funksionimin e demokracisë. (A2 Televizion)