
Serie A sikundër ligat e tjera të Evropës, mbetet në pritje të zhvillimeve nga pandemia koronavirus. Në një kohë kur diskutohet që kampionati të rifillojë pas afro 1 muaj e gjysmë, sipas dekretit më të fundit të qeverisë, janë një sërë çështjesh për t’u trajtuar.
Që nga shkurtimi i pagave, kalendari që i duhet përshtatur pjesës së mbetur të sezonit, e deri te limitimi i tifozerisë që është tema më delikate. Në Itali flasin me siguri se për këtë çështje, ndeshjet e Seria do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në periudhën e Krishtlindjes.
Rreziku i Koronavirus parashikohet të jetë prezent edhe në muajin qershor në Itali ndaj hapja e dyerve të stadiumeve është një hipotezë thuajse e pamundur. (A2 Televizion)