Ikona e Liverpool po trajtohet në spital nga koronavirusi

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 10:40 | Futboll

Legjenda e skuadrës së Liverpool, sir Kenny Dalgish ka rezultuar i prekur me virusin e ri vdekjeprurës dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Dalglish ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të “The Reds” dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm përgjatë periudhës së tij si trajner. Të mërkurën ai u shtrua në spital për arsye shëndetësore, por sipas protokolleve të tanishme, ai u testua për koronavirus, ndaj të cilit rezultoi pozitiv.

Në një deklaratë për shtyp familja e tij siguroi se gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike, gjithsesi ky lajm ka lënë pa frymë gjithë mbështetësit e skuadrës së Liverpoolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos