Rrëzimi i avionit, Aviacioni Iranian: Mos akuzoni, prisni kutitë e zeza

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 13:54 | Bota
Rrëzimi i avionit, Aviacioni Iranian: Mos akuzoni, prisni kutitë e

Aviacioni Iranian bën thirrje për qetësi dhe kërkon që të mos ngrihen akuza të hamendësuara për rrëzimin e avionit me 176 persona në bord.

Gjithashtu, thekson se do të kërkojë ndihmën e shteteve të huaja nëse kutitë e zeza janë të dëmtuara.

Ali Abedzadeh, kryetar i Aviacionit Civil të Iranit, u shpreh: “Organizatës Kombëtare të Aviacionit nuk i lejohet të bëjë hamendësime. Duhet të jemi shumë të sigurtë për çfarë themi. Arsyeja e rrëzimit nuk është ende e qartë për ne. Por, sigurisht që asnjë raketë nuk e ka goditur avionin. Nëse për ndonjë arsye kutitë e zeza janë të dëmtuara, ne do të kërkojmë për ndihmë tek shtetet e tjera. Kjo është një procedurë normale që zhvillohet në të gjithë botën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/09/cnn-publikon-videon-ku-dyshohet-se-eshte-qelluar-me-rakete-avioni-ne-iran/

A2 CNN Livestream

Latest Videos