Rrëzohet bredhi i Krishtlindjes në Ersekë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 18:39 | Aktualitet

Simboli i festave të fundvitit, bredhi i zbukuruar me drita dhe ngjyra të larmishme, është rrëzuar si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë qytetin e Ersekës.

Fatmirësisht në momentin kur bredhi ka rënë, nuk ka pasur persona pranë, që zakonisht shkojnë për të bërë poshtë tij foton tradicionale.

Ekipet e bashkisë së Ersekës janë angazhuar menjëherë për rivendosjen e bredhit të rrëzuar në vendin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos