
Sipas “Sky News”, një avion i flotës ajrore mbretërore britanike është rrëzuar në Cornwall.
Mësohet se avioni është i tipit Hawk T1, ndërsa dy pilotët kanë arritur të dalin nga avioni para se ai të përplasej me tokën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)