Një vajzë e mitur u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Izmirit, 90 pas tërmetit të fuqishëm që ra në detin Egje dhe që iu mori jetën 104 personave.
Ekipet e shpëtimit arritën të dëgjonin zërin e vogëlushes Ayda Gezgin nga brenda rrënojave dhe disa orë më pas arritën ta nxirrnin atë. Ndërkohë vijon operacioni i kërkimit dhe në 5 blloqe apartamentesh.
Pamje me të vërtetë prekëse ishin ato kur vogëlushja e mbuluar me pluhur u përqafua nga babai i saj ndërkohë që turma duartrokiste për ekipet e shpëtimit.
Tërmeti i së premtes në Egje konsiderohet si ndër më vdekjeprurësit në dekadën e fundit në Turqi me 102 viktima në Izmir dhe 2 adoleshentë që humbën jetën në ishullin grek të Samos. 1026 persona janë plagosur, 143 prej të cilëve janë duke marrë mjekim në spital.
Aktualisht autoritetet turke kanë ngritur mbi 3500 tenda provizore për strehimin e personave të mbetur të pastrehë nga shembja e shtëpive. (A2 Televizion)