
Rritet bilanci i viktimave të tërmetit 6.6 të shkallës Rihter që ra, të premten, në detin Egje, dhe shkatërroi ndërtesa të shumta në Izmir, qytetin e tretë më të madh për nga popullata në Turqi.
Sikurse raporton agjencia “Anadoll” deri në këto momente 73 janë viktimat e nxjerra nga rrënojat dhe 961 të lënduarit.
Presidentit Erdogan tha se familjet e mbetura të pastreha do të sistemohen në ambiente të reja për mos t’u përballur me kushtet e vështira të motit.
Që në momentin e parë u morën masa, gjithashtu, për montimin e çadrave dhe kuzhinave lëvizëse. Lajm i mirë është nxjerrja nga rrënojat gjatë natës të një adoleshenteje 14-vjeçare, 58 orë pas rënies së tërmetit. (A2 Televizion)