Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 18:04 | Bota
Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali

Është rritur në nivele të larta numri i viktimave në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Nga Emergjenca Civile bëhet me dije se 262 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në të gjithë vendin. Deri në këto momente numri i viktimave ka arritur në 31, 368.

Përkeqësim i ndjeshëm është regjistruar në Lombardi, ku raportuan 111 viktima dhe 522 raste të reja pozitive, në krahasim me 69 viktima dhe 394 të infektuar që ishin një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos