Familjet shqiptare po përballen tashmë prej muajsh me rritje të çmimeve, kryesisht të artikujve ushqimorë, për të cilat shpenzojnë edhe pjesën dërrmuese të buxheteve të tyre mujore. Një rritje që vjen nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare dhe që reflektohet tek mallrat e importit. Ekspertja për bujqësinë, Valbona Paluka, e ftuar në A2 Business u shpreh se një strategji për të shmangur dhe për të qenë të përgatitur për rritjen e çmimeve është fokusimi te prodhimet vendase. (A2 Televizion)
Rritja e çmimeve, Paluka: Një strategji për ta shmangur është fokusimi te produktet vendase
