
Me tre vota kundër, anëtarët e komisionit të Autoritetit të Konkurrencës kanë rrëzuar hetimet e kryera ndaj kompanive të prodhimit të miellit, si dhe marrjen e masës me gjobë ndaj tyre.
Sekretariati ka konstatuar shkelje dhe abuzime për pretendimet e kompanive se kanë rritje të kostove të punës, duke propozuar një gjobë me vlerë totale 5 milionë euro për katër ndërmarrjet nën hetim.
Anëtarët që votuan kundër i thanë A2 CNN se materiali i grumbulluar nga sekretariati nuk kishte prova të mjaftueshme që justifikonin marrjen e masës me gjobë.
Por të kundërtën mendon drejtuesi i kabinetit të Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Reka, i cili shpjegon se ky hetim ka nisur në vitin 2020 dhe nuk është ankimuar nga kompanitë e përpunimit të grurit. (A2 Televizion)