Rritja e pagave, qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 13:05 | Kosova
Rritja e pagave, qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt

Nuk do të ketë rritje të pagave për qeverinë e Kosovës. Ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë qeveria e Ramush Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave të tyre.

Vendimi i sotëm nuk ka efekt në sistemin e drejtësisë dhe pagat aktuale të gjykatësve dhe prokurorëve nuk do të ulen.

Në mbledhjen e sotme, qeveria Kurti shfuqizoi dhe disa vendime të tjera që lidhen me strukturën organizative të Zyrës së kryeministrit. Gjithashtu është vendosur që zyrtarët që kanë përfunduar mandatin, të mos vazhdojnë të marrin përfitime.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos